24 April
Prokuroria Speciale Publike sot hyri në Telekomin e Maqedonisë. Ekipi i Janevës nën kryesimin e prokurores speciale Lençe Ristovska sot pasdite hyri në ndërtesën e Telekomit. PSP-ja ka konfirmuar informatën dhe ka paralajmëruar detaje pas përfundimit të vizitës.
Ndryshe Gjykata penale katër herë radhazi ka refuzuar të jep urdhër për kontroll të sistemeve të operatorit më të madh të telekomunikimeve.
Raportohet se takimi do të realizohet me prezencën edhe të përfaqësuesve gjerman të Telekom Maqedonia, por jo edhe ato vendor.
Nuk ka të dhëna tjera nëse ekipi do të kryej kontrolle në Telekom, apo do të ketë fillimisht takim me ekipin gjerman.