Bujar OSMANI
Pse VMRO-DPMNE po e minon procesin e integrimit në BE?
Janë tre arsye që veprojnë njëkohësisht dhe e bëjnë këtë kurs të qëndrueshëm.
- Sponsorizimi i jashtëm
Kjo qeveri është ndërtuar me mbështetje nga një elitë politike evropiane skeptike ndaj BE-së, e njohur si kanal i ndikimit rus brenda Unionit. Kjo mbështetje nuk synon përshpejtim të integrimit, por zbehje dhe relativizim të tij në Ballkan.
- Mungesa e kundërpeshës së brendshme
Faktori shqiptar ka qenë historikisht garancia e orientimit euro-atlantik. Sot, me një përfaqësim të kapur dhe pa peshë si Vlen, kjo kundërpeshë mungon. Për herë të parë, nuk ka rezistencë reale ndaj këtij kursi.
- Elektorati pa presion
Rreth 250 mijë qytetarë kanë marrë pasaporta bullgare dhe i gëzojnë të drejtat e BE-së individualisht. Ata kanë përfitimet, pa pasur interes për kostot e reformave. Kur elektorati e ka marrë “karrotën”, nuk kërkon “shkopin”.
Në këtë kombinim,shtytje nga jashtë, boshllëk nga brenda dhe mungesë presioni nga poshtë, bllokimi i integrimit nuk është aksident.
Është rezultat i një ekuilibri të ri politik.


