Diga Nova Kakhovka në pjesën e kontrolluar nga Rusia të Ukrainës jugore është shkatërruar të martën, duke shkaktuar një përmbytje uji në të gjithë rajonin, sipas forcave ukrainase dhe ruse.Ushtria e Ukrainës i ka akuzuar forcat ruse për hedhjen në erë të digës.
“Diga e Kakhovkas u hodh në erë nga forcat pushtuese ruse”, thuhet në njoftim nga komanda Jugore e Forcave të Armatosura të Ukrainës të martën në faqen e saj në Facebook. “Shkalla e shkatërrimit, shpejtësia dhe vëllimet e ujit dhe zonat e mundshme të përmbytjeve janë duke u sqaruar”./Lajmi i plotë.