MAQEDONI Pse BDI nuk po u tregon shqiptarëve në tubime që e përkrahë Stemën me luan?
ByLajmPress5E postuar më 02-12-2016, 13:08 ahmeti-stema
Analistët shqiptarë vazhdimisht paralajmërojnë për rrezikun se nëse BDI fiton më shumë se 5 deputetë, atëherë të mëdha janë gjasat ta realizojë premtimin që ja ka dhënë VMRO-së, për miratimin e stemës me luan.
Bashkimi Demokratik për Integrim është pajtuar me stemën e re të shtetit, duke thënë se luani është edhe simbol shqiptar.
“Luani është i pranueshëm që të jetë në qendër të stemës shtetërore. E para, pasi që si heraldikë është i përfaqësues në stemat e shumë familjeve të vjetra shqiptare, gjegjësisht, luani gjendet edhe në stemën e qytetit të Tiranës. E dyta, është e pranueshme edhe kurora, pasi që e shpreh Kalanë e vjetër të Shkupit”, patvën deklaruar nga BDI, transmeton Zhurnal.
Dje u vendos që stema e Republikës së Maqedonisë të jetë një simbol luani, që në pamje të parë duket i ngjashëm me simbolin e partisë në pushtet, VMRO-DPMNE. Mediumet kanë shkruar se në rast se BDI në zgjedhjet e ardhshme fiton më shumë se 5 deputetë, atëherë do ta realizojë premtimin që ja ka dhënë VMRO-së, për miratimin e stemës me luan. Përfaqësuesit e BDI-së po e evitojnë në mënyrë tinëzare këtë temë në tubimet parazgjedhore që po i mbajnë me qytetarët.
“BDI turpëroi shqiptarët me luanin e VMRO-së”
Ofendimet skandaloze të qeverisë VMRO-BDI nuk kanë të ndalur. Pas vendimit për testim ekstern të studentëve, opinioni publik mbeti pa koment edhe me një vendim tjetër, kësaj radhe që ndërhyn fuqishëm në relacionet ndëretnike. Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Maqedonisë, unanimisht është miratuar propozimi për ndryshimin e stemës së shtetit. Tani mbetet që të kalojë procedura në Kuvend dhe Republika e Maqedonisë për stemë shtetërore do të ketë luanin e VMRO DPMNE-së. Si është e mundur që partia politike shqiptare në koalicionin qeverisës të pranojë një propozim të këtillë, në fakt, nuk arritën të kuptojnë e të sqarojnë as analistët të cilët i kontaktoi SHENJA.
Analisti Xhelal Neziri këtë e kupton vetëm në një mënyrë, sipas tij BDI definitivisht është dehur nga pushteti dhe pranon zgjidhje të paparashikueshme.
“Nëse stema është një nga vendimet e papritura dhe jashtë programit partiak, që i paralajmëroi Ahmeti në kuvendin e degës së Tetovës, atëherë na ngelet të kërkojmë zgjedhje të parakohshme që të shpëtojmë nga ky turp që po na ndodh. Stema e propozuar është simbol partiak i VMRO – DPMNE. Stema duhet të jetë simbol i të gjithë qytetareve të shtetit, i të gjithë taksapaguesve e jo vetëm i një partie politike”, shprehet Neziri.
As kryeredaktori i Televizionit Alsat Muhamed Zeqiri, nuk mund ta shpjegojë këtë vendim të pakuptimtë të partisë shqiptare në pushtet.
“Si është e mundur, sigurisht atë duhet ta shpjegoje për opinionin dhe popullin shqiptar këtu në Maqedoni, vetë BDI-ja që e ka miratuar këtë vendim. Ata tani do tentojnë që ta fshehin këtë punë, se luani është simbol edhe i shqiptarëve, mirëpo me këtë nuk mund të bindin asnjë shqiptar këtu në Maqedoni përpos vetes së tyre”, shprehet Zeqiri.
Ai në vazhdim shton se vetëm BDI-ja e dinë se si ka qenë pazari me VMRO-në për të pranuar një simbol të tillë.
“Un vetëm do i pyesja ata: me çfarë flamuri ka luftuar Skënderbeu, Isa Boletini dhe Ismail Qemali, me çfarë flamuri ka luftuar Adem Jashari e kështu me radhë. Në këtë mënyrë situata do të qartësohej. Le të na shpjegojnë se në çfarë lufte shqiptarët janë identifikuar me luanin? Shqiptarët, e dinë mirë edhe të BDI-së, me luanin dhe me luanët kanë pasur punë këtu në Maqedoni në vitin 2001 kur kanë luftuar kundër tyre. Tani të dalin dhe të shesin këtë punë të këtillë se luani është simbol edhe i shqiptarëve është marrëzi për mua”, thekson Zeqiri.
Analistët janë të mendimit se përbuzja dhe nënçmimi ndaj shqiptarëve nuk do mbarojë këtu. Ata thonë se VMRO do vazhdoj t’i përbuze shqiptarët derisa BDI të tolerojmë një situatë të këtillë.
Në propozimin për ndryshimin e stemës thuhet se simboli nuk përçan por përkundrazi krijon bashkim për të gjithë ata që jetojnë në këto hapësira, por mbetet të sqarohet se në çfarë mënyre do të bashkohen shqiptarët rreth luanit, simbolit partiak të VMRO-së.
CLICK TO COM