Studentët në Tetovë kanë intensifikuar reagimet e tyre lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës, duke organizuar një aksion sensibilizues në qytet. Përmes mesazhit “Gjuha shqipe thërret – zëri yt është fuqia jonë”, ata kërkojnë të drejtën për ta zhvilluar provimin në gjuhën amtare.
Sipas raportimit të Almakos, kjo nismë vjen si reagim ndaj refuzimit për mbajtjen e provimit në gjuhën shqipe, duke nxitur pakënaqësi dhe mobilizim më të gjerë mes studentëve.












