Aktori Mehdi Malkaj, i cili ka marrë pjesë në protestën pas vrasjes së 14 vjeçarit, Martin Cani, ka mbajtur fjalën e tij përpara Ministrisë së Arsimit.
Malkaj u shpreh se e gjithë ngjarja është një turp i madh, pasi sipas tij 90% e mësuesve janë të paaftë.
Lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për mundësinë e ndalimit të aktivitetit të TikTok dhe SnapChat në Shqipëri, aktori tha në mënyrë ironike: “Kjo që ndodhi, ça TikTok, TikTuk?”
Mehdi Malkaj: Unë u tmerrova kur pash ato tre kukumjaçkat që zgërdhiheshin në një kohë aty që mbahej një minutë heshtje. Është turp i madh, nuk janë as nëna, as vajza dhe as njeri. Janë sa kafshë dore që i udhëheq zvarrë ai ndyrësia i gjatë. Më thoni një rast ku për 12 vite me radhe t’i kenë thënë atij kryeministrit “ej këtu e ke gabim”. Ai i varros së gjalli.
Kjo që ndodhi, ça Tik-Tok, Taktuk? Edhe ne nxënës kemi qenë, ne na donin mësuesit, na përqafonin, por ky 90% të mësuesve i ka të paaftë. Edhe kush është ndonjë i aftë e hedhin nga gardhi. Shumë ngushëllime familjes, më vjen shumë keq, marr pjesë në dhimbjen e tyre.