Me protestë njëorëshe dhe bllokim me traktorë të rrugës para
ndërtesës së komunës në Tetovë shumica e bujqve nga ky rajon e shprehën revoltën e tyre për mungesën e lokacionit përkatës për shitjen e prodhimeve të tyre bujqësore.
Ata me vite pemët dhe perimet sezonale i shesin nëpër rrugë, trotuare dhe sipërfaqe të tjera publike duke u ballafaquar me dënime nga ana e policisë.
Disa bujq gjatë mbajtjes së protestës u pranuan nga shefi i kabinetit të kryetares së komunës. Ai u ka premtuar se do të shqyrtohen më shumë mundësi, gjegjësisht lokacione ku do të mund t’i shesin
prodhimet bujqësore dhe problemi do të zgjidhet për një kohë shumë të shkurtër.
Bujqit pas përfundimit të protestës dhe bllokimit paralajmëruan edhe mëtej se në mënyrë të tillë do ta shprehin revoltën nëse komuna nuk e përmbush premtimin.
Data 27.10.2026
Aktuale
- (VIDEO) Debat në TV Shenja, Mexhiti thotë se me VMRO-në i kanë punët mirë
- Do t’u jepet fund kontratave në institucionet shtetërore, mijëra të angazhuar do të kenë mundësi për punësim të përhershëm
- Kryeparlamentari turk Kurtulmus priti ministrin pa portofol të Maqedonisë së Veriut, Zejnulla
- Kritika e ashpër ndaj ministres Gërvalla: Haradinaj shpreh shqetësimin për papërgjegjshmërinë
- Studenti: Jemi në diktaturën e Ramës, nuk ka dialog me të. Do të qëndrojmë ditë e natë në protestë deri në dorëheqjen e tij
- (VIDEO) Komuna e Sarajit bashkëpunon me spitalin e Tetovës
- “Fatkeqësia më e madhe kur ke një ministre jokompetente”, Haradinaj komenton deklaratën e Gërvallës
- “Këtë javë bëjmë realitet ëndrrën e tyre”/ Veliaj i propozon Këshillit Bashkiak miratimin e 1500 familjeve fituese të kredive të buta për shtëpi


