Me protestë njëorëshe dhe bllokim me traktorë të rrugës para
ndërtesës së komunës në Tetovë shumica e bujqve nga ky rajon e shprehën revoltën e tyre për mungesën e lokacionit përkatës për shitjen e prodhimeve të tyre bujqësore.
Ata me vite pemët dhe perimet sezonale i shesin nëpër rrugë, trotuare dhe sipërfaqe të tjera publike duke u ballafaquar me dënime nga ana e policisë.
Disa bujq gjatë mbajtjes së protestës u pranuan nga shefi i kabinetit të kryetares së komunës. Ai u ka premtuar se do të shqyrtohen më shumë mundësi, gjegjësisht lokacione ku do të mund t’i shesin
prodhimet bujqësore dhe problemi do të zgjidhet për një kohë shumë të shkurtër.
Bujqit pas përfundimit të protestës dhe bllokimit paralajmëruan edhe mëtej se në mënyrë të tillë do ta shprehin revoltën nëse komuna nuk e përmbush premtimin.
Data 15.09.2025
Aktuale
- Toshkovski: Do të ketë kallëzime për çdo krim ekologjik që dëshmohet
- Skema piramidale e XUEX/ I riu nga Librazhdi rrëfen si u ‘peshkua’ nga mashtrimi online, humbi 1000 dollarë
- VLEN: Ministri i BDI-së, Naser Nuredini, dha lejen për depon e Trubarevës
- Punonjës hoteli dhe trafikant droge, 24-vjeçari shqiptar kapet duke e shpërndarë me biçikletë! Kokaina e fshehur në çorape dhe Airpod
- Modriç bëhet mesfushori më i vjetër që shënon gol në Seria A, kush janë 40-vjeçarët e tjerë që kanë tundur rrjetat para tij
- Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse
- BDI për Mexhitin: Nga nënkryetar i Ali Ahmetit, përfundoi në zëdhënës të Mickoskit!
- Grabitje në Finiq, dhunohen dy të moshuar brenda banesës së tyre