Me bllokim të rrugës Gradsko – Prilep, punëtorët e kombinatit “Feni
industri” që falimentoi, protestojnë për shkak të dy rrogave të papaguara.
Kryetari i Sindikatës, Gjore Palitov tha se rrogat u janë premtuar menjëherë pas hapjes së procedurës së falimentimit, por deri më sot nuk i kanë marrë paratë.
Palitov informoi se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave.
“Kërkojmë të fillojmë të punojmë, pa dallim se kush do të jetë investuesi. Edhe normalisht, të na jepen dy rrogat e mbetura”, theksoi ai.
Në protestë janë edhe transportuesit të cilët transportonin minerale për kombinatin e Kavadarit. Ata informuan se nuk janë paguar prej muajit mars.
Kryetari i transportuesve, të cilët janë diku rreth dyqind me gjashtëdhjetë kamionë, Trajçe Pejovski theksoi se do t’i kërkojnë paratë e veta nga bankat të cilat si kreditorë e kanë kërkuar falimentimin.
Transportuesit paralajmëruan se nga protesta e ardhshme do të jenë në numër më të madh. Protesta filloi në orën 12:00 dhe zgjati deri në orën 14:00. Janë Lëshuar vetëm rastet urgjente
Data 20.09.2025
Aktuale
- Prokuroria po heton tre persona të cilët kanë zhvatur një qytetar nga Shkupi duke përdorur kërcënime serioze
- Mendi Qyra premton kushte të favorshme për zhvillimin e biznesit në Strugë
- Shtetasi gjerman arrestohet në Tabanoc, i kapet drogë në bagazh
- Zbuloni ndryshimet e mëdha: Tre shenjat e horoskopit që do të përjetojnë fat të jashtëzakonshëm
- Pse Trump e sheh Bagramin si çelësin për kontrollin mbi Kinën?
- Korçë, ndërron jetë në hotel 72-vjeçari grek, vdekja dyshohet për shkaqe natyrale
- Mexhiti nga Serova: 100 milionë investime për Çairin, synojmë edhe 200 milionë të tjera
- Incident në Veleshtë: Qëlloi me armë një person dhe goditi policin me veturë gjatë arratisjes