13 Dhjetor 2018 / 14:13
Sindikalistët e Qendrës Klinike u mblodhën përsëri për të shprehur revoltën e tyre kundër rritjes së çmimit të biletave të parkingut, vendim i marrë nga Qyteti i Shkupit. Ndryshe nga dy ditë më parë, sot ata përveç se bllokuan pikën pagesore të parkingut në Klinikë, paralelisht protestuan edhe për mos mbajtjen e premtimit të Qeverisë për rritjen e pagave.
Apelojmë deri te kryesia e Parkingut të Qytetit t’i hapin rampat e daljes dhe të dorëhiqen nga të ardhurat gjatë këtij 30minutshi derisa po protestojmë. 2:00 I bëj thirje ministrit të Shëndetësisë që menjëherë ta organizoj takimin e premtuar me kryeministrin. Zotëri të Qeverisë, premtuat rritje të dyfishtë të pagave të të punësuarve ndërkaq për specialistët pagë prej më së paku 100.000 denarësh. Unë isha i pari i Sindikatës i cili besova në këtë gjë. Thirrët pres konferencë për mediat për rritje prej 5% pa dijeninë tonë dhe pa pjesëmarrjen tonë, me atë, na nënçmuat tej mase. Gjithë Maqedonia e mori vesh se u rritën pagat e mjekëve për 10% ndërkaq infermieret dhe të punësuarit tjerë për 2019-tën do t’iu rritet rroga për 5%, në ndërkohë dikush e ka rritur rrogën e vet për 35% pa asnjë pres konferencë”- theksoi Goran Begoviq, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Qendrës Klinike.
Ministri i Shëndetësisë tha se përmes një bisede telefonike mes tij dhe kreut të Shkupit kanë ra dakord që gjatë dy ditëve të ardhshme të merren vesh që parkingu t’i kthehet Qendrës Klinike.
Ajo që po bëjmë tani është të shohim detajisht mënyrën se si është marrë parkingu nga ana e Qytetit të Shkupit para disa vitesh, dhe se si funksionon me qëllim që në një mënyrë t’i inkorporojmë zgjidhjet që janë në procedurë për tejkalimin e kaosit që krijohet atje. Shpresoj se për një ditë apo dy do të kemi një zgjidhje alternative juridike mbi atë se si mund ta marrim eventualisht”- tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Sindikalistët paralajmëruan se nga nesër do të bllokojnë pikën pagesore gjatë kohës së pauzës, nga ora 10 deri në orën 10:30. Ndërkaq protestat nuk do t’i ndërpresin deri në tërheqjen e vendimit. Ditë më parë Këshilli i Qytetit të Shkupit mori vendim që të punësuarve në Qendrën Klinike të ju rritet çmimi i biletave të parkingut nga 300 në 800 denarë, si masë kundër ndotjes së ajrit. Ky vendim parashihet të zbatohet muajve kur niveli i ndotjes është i lartë.
Vjollca Aliti
Loading…


