
“E pamë në Rumani, tani është radha e shqiptarëve të ngrihen kundër varfërisë, korrupsionit, arsimit. Rinia është e persekutuara kryesore e këtyre 4 viteve. Sot kemi një sistem antivlerash ku krimi dhe krimineli bëjnë para dhe katandi, ndërsa rinia dhe të mençurit shkojnë në emigracion, – tha Basha. – Ndaj me 18 shkurt të ngrihemi të gjithë bashkë, për të marrë fatet në dorë e vendit. Rinia e Tiranës është gati. I bëj thirrje të rinjve dhe të reja kudo që do të jenë të bëhen pjesë. Ka ardhur koha që fati i qytetarëve të jetë në duart e qytetarëve”, deklaroi Basha.
6 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)

