Protestat për projektin e dyshuar të Zvërnecit në Vlorë do të shtrihen në të gjithë botën, nga Italia dhe Gjermania, deri në Angli, Amerikë dhe Kanada.
Grupi organizator i shoqërisë civile ka zbardhur edhe turin apo agjendën e këtyre tubimeve që do mbahen në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
Pikërisht projektet e kontestuara për investime në zonat bregdetare dhe ishullore të Zvërnecit dhe Sazanit kanë sjellë një reagim masiv të qytetarëve dhe aktivistëve të mjedisit.
Nën sloganin “Nuk kemi Tokë PËR TË SHITUR”, qytetarët në rrjetet sociale kanë paralajmëruar një valë të gjerë protestash kombëtare dhe ndërkombëtare, duke bërë thirrje se “Dialogu bëhet në shesh”.
Sipas posterit të shpërndarë në rrjetet sociale, i cili mban imazhin e një flamingoje që ndalon një ekskavator punimesh, revolta vijon edhe ditën e sotme.
Sipas kalendarit të publikuar:
-Tiranë (3 Qershor): Tubimi nis në orën 18:00 te Sheshi Skënderbej, nga ku qytetarët do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
-Durrës (3 Qershor): Në orën 16:00, përballë Bashkisë dhe përballë Pallatit të Kulturës.
-Organizatorët njoftojnë se për datat 4 dhe 5 Qershor, orari dhe vendi për Tiranën do të konfirmohen dhe do të publikohen një ditë përpara.
Protestat më 5 Qershor (Në Shqipëri dhe Diasporë)
-Korçë: Ora 18:00, Tek Pedonalja.
-Berlin (Gjermani): Ora 18:30, mbledhja bëhet tek Ambasada Shqiptare (Friedrichstr. 231, 10969 Berlin).
-Mynih (Gjermani): Ora 18:30, tek Konsullata Shqiptare (Albert-Schëeitzer-Strasse 62, 81735 München).
-Stockholm (Suedi): Ora 18:00-20:00, pritet konfirmimi nga Policia, por mund të jetë përballë Parlamentit (Mynttorget).
E shtuna e 6 qershorit shënon një kulm tjetër të protestave, ku epiqendra zhvendoset pranë zonës së prekur:
-Vlorë: Ora 11:00, Hidrovor, Akërni.
-Milano (Itali): Ora 10:00-13:00, Vendi: Piazza Mercanti.
-Firenze (Itali): Ora 10:30, Vendi: Piazza della Signoria.
-Londër (Mbretëri e Bashkuar): Ora 11:00, Para Ambasadës Shqiptare.
-New York (SHBA): Ora 14:00, pranë Konsullatës Shqiptare (Albanian Consulate in New York, 320 E 79th St, New York, NY 10075).
-Toronto (Kanada): Ora 18:00, Vendi: Sankofa Square.
Kalendari i protestave shtrihet edhe në javën pasardhëse:
-Bruksel (Belgjikë) – 7 Qershor: Ora 11:00, përpara Parlamentit Europian.
-Bologna (Itali) – 7 Qershor: Ora 18:00, Vendi: Piazza Mercanti.
-Shkup (Maqedoni e Veriut) – 8 Qershor: Ora 16:30, Para Ambasadës së Shqipërisë (Rr. Slavej Planina 2).
-New York (SHBA) – 15 Qershor: Një tjetër tubim në orën 11:00, para Ambasadës Shqiptare (320 E 79th St, New York, NY 10075).
Aktivistët paralajmërojnë se kjo hartë e protestave vijon të përditësohet me qytete të tjera, ndërsa kërkesa mbetet e prerë: mbrojtja e ekosistemit dhe transparenca e plotë për pronat publike dhe private në Zvërnec e Sazan.


