Historiani serb, Aleksandar Rakoviq, në një deklaratë për mediumet serbe thotë se është kontraktuar emri i ri i Maqedonisë.
Sipas tij, pas hyrjes së Malit të Zi në NATO, hapi i ardhshëm i Uashingtonit në Ballkan do të jetë zgjidhja e krizës në Maqedoni, respektivisht të gjendet emër i ri që të zgjidhet kontesti me Greqinë.
Hisotirani Rakoviq ka thënë se në vend të emrit aktual Republika e Maqedonisë, respektivisht se Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM), ëhstë arritur marrëvesje e re që emri i ri i Maqedonisë do të jetë Republika Qendrore Ballkanike (RQB)./Gazeta Express/