Për shkak të mosrespektimit të orës policore, Prokuroria themelore publike Shkup sot ka ngritur procedurë kundër 13 personave.
“Të akuzuarit nuk kanë vepruar në pajtim me Vendmin për ndalesë dhe regjim të veçantë të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me çka e kanë bërë veprën penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 nga kodi Penal”, kumtojnë nga PTHP.
PTHP -Shkup deri tek Gjykata themelore penale Shkup parashtroi propozime për dhënien e urdhër ndëshkimeve me të cilat të gjithë të akuzuarit kërkoi gjobë prej nga 100 gjobave ditore me vlerë të një gjobe ditore prej 20 eurove në kundërvlerë të denarit.



