Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe Ministria e Transportit dhe lidhjeve sot organizojnë prezantim të vendimeve të propozuara të arritura në konkursin për gjetje të zgjidhjeve inovative për menaxhim në sferën e komunikacionit rrugor dhe transportues “PristAPP transport”.
Zgjidhja duhet të përfshijë strukturë të funksionalitetit të përgjithshëm dhe arkitekturës teknike për aplikim elektronik të kompanive transportuese dhe menaxhim me proceset për marrje të lejeve dhe zgjidhjeve përmes sistemit elektronik nga ana e Ministrisë së Transportit.
Buxheti maksimal në propozim projektin mund të paraqesë pesë milionëd enarë, shumë e cila tërësisht do të mbulohet nga FIZHT.
Konkursi publik për financim të projekteve ishte i hapir prej 18 prillit deri më 20 maj të këtij viti. Qëllimi është lehtësim i qasjes drejt shërbimeve publike nga ana e qytetarëve, si dhe efikasitet më i madh dhe transparencë në punën e sektorit publik.
Në prezantimin e projekteve janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe drejtorit të FIZHT, Jovan Despotovski.
Komisioni pesëanëtarësh i përbërë nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme relevante ishte kyçur në tërë procesin dhe do të bëjë selektim final pas përfundimit të prezantimeve nga ana e kompanive.
Komisionin e prëbëjnë prëfaqësues të FIZHT, Oda ekonomike për teknologji informatike dhe komunikuese, Fakulteti për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike, dhe nga minsitritë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës.