Versioni i sendërtuar i “Propozimit të organizatave civile për reforma
urgjente demokratike” për 6, 9 dhe 12 muajt e ardhshëm, sot është prezantuar në konferencën për shtyp në emër të 73 organizatave dhe ekspertëve civile.
Propozimet për reforma janë përpunuar nga ana e 146 pjesëmarrësve në Forumin e organizatavem civile më 4 dhe 5 korrik, ndërsa ndërlidhen me dokumentin kryesor të përpunuar në vitin 2016.
Siç informojnë nga Instituti për demokraci, plani ka për qëllim që të japë nxitje, orientime dhe aktivitete të hollësishme të domosdoshme për kthimin e standardeve dhe vlerave demokratike, si dhe
për arritje të progresit në politikat publike dhe kthim të besimit të qytetarëve në institucionet kyçe shtetërore.
Sferat e politikave publike të përpunuara në dokument janë financa publike dhe ekonomi, jurisprudencë, luftë kundër korrupsionit, zgjedhje dhe sistem zgjedhor, administratë publike, kontroll mbi policinë dhe agjencitë e sigurisë dhe (kundër)zbulimit, Kuvend, shoqëri civile, mbrojtje sociale, mirëqenie dhe qëndrueshmëri, arsim dhe politika rinore, mjedis jetësor, energjetikë, kulturë dhe shëndetësi.
Organizatat civile propozojnë formim të Këshillit konsulent për implementim të prioriteteve kyçe reformuese në nivel qeveritar, me të cilin do të kryesojë kryetari i Qeverisë dhe i cili do të përbëhet
nga përfaqësues të ministrive kompetente dhe shoqërisë civile, emërim të personave për kontakt në ministri dhe trupat e pavarur, mbikëqyrës dhe rregullatorë të cilët do të jenë përgjegjës për prioritetet
kyçe reformuese dhe të cilat gjithashtu do të jenë të detyruar për bashkëpunim me grupet tematike të shoqërisë civile, trupat kompetent kuvendor të mbajnë debat publike mujore.
Përfaqësuesit e nismës theksuan se gjatë gjithë procesit Qeveria duhet t’i respektojë parimet e transparencës, përgjegjësisë, përfshirjes dhe efektivitetit.