Mbrëmë në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë u promovua
përmbledhja me poezi “Kur dashuria shkrihet si shkumës” nga poeti
Lulzim Haziri. Përmbledhja e poezive gjithashtu është përkthyer edhe në
gjuhën maqedonase. Haziri shprehet se libri i tij është edhe në gjuhën
maqedonase sepse, sipas tij jemi shumë afër për të mos u njohur.
Lulzim Haziri deri tani ka publikuar katër përmbledhje me poezi dhe dy
libra me ese dhe opinione. Vargjet e tij janë përkthyer në anglisht,
frëngjisht, rumanisht, kroatisht dhe në maqedonisht. Është aktiv në
fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.Ky eveniment është mbajtur
në kuadër të manifestimeve Java e Diversiteteteve kulturore që
organizohet nga Shoqata Multikultura./TV KOHA/