Më 28.11.2023 (e martë) në hotelin Queens në Shkup në ora 12, Instituti për Media dhe Analitikë IMA e promovon publikimin e tij të shtatë: “Mediat dhe të drejtat e njeriut (analiza)”.
Pjesë e ngjarjes është edhe panel – diskutimi, në të cilin do të flasin Naser Ziberi – Avokat i Popullit, Sllavica Anastasovska – Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Viki Mlladenova – doktorante e studimeve ndërkombëtare në Universitetin e Orientalistikës në Napoli, prof. dr. Sefer Tahiri – profesor universitar i gazetarisë dhe komunikimit publik, dhe Xhabir Deralla – kryetar i CIVIL-it.
Moderator i evenimentit është Petrit Saraçini. Pas prezantimeve të panelistëve dhe autorëve të publikimit, është planifikuar edhe diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në ngjarje.
Ngjarja është pjesë e aktiviteteve të IMA-s të mbështetura nga European Endowment for Democracy nga Brukseli (EED), qëllimi i të cilit është të promovojë dialogun kritik, trajtimin e të drejtave të njeriut në media, luftën kundër diskriminimit mediatik, dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes.