6 Tetor 2018 / 14:27
Prokuroria publike vendosi ta zhbllokojë llogarinë e “Sekjurikom”, e cila u bllokua për shkak të një hetimi ndaj pronarit të kompanisë Volfgang Gamper. Ai u akuzua për keqpërdorim të tenderit për mirëmbajtjen e institucioneve qeveritare me vlerë prej 11 milionë eurove. Nga Prokuroria thonë se e kanë zhbllokuar llogarinë për shkak të situatës së punonjësve në kompani që nuk kanë marrë paga disa muaj. Të punësuarit në “Sekjurikom” disa herë protestuan para qeverisë dhe kërkonin zhbllokimin e llogarisë së kompanisë për ti paguar borxhet e mbetura. Në procedurën e Prokurorisë gjithashtu përfshihen edhe ish- drejtori i Shërbimit të Çështjeve të Përgjithshme dhe Çështjeve të Përbashkëta, Vasko Donevski, i cili u arrestua. Nga muaji i kaluar, pronari i kompanisë, austriaku Gamper është në arrati.
Alsat-M


