Të akuzuarit rrëmbyen dhe më pas vranë në mënyrë çnjerëzore 14-vjeçaren Vanja Gjorgjevska — deklaroi prokurorja Zhaklina Josifovska Kërstevska gjatë fjalës përmbyllëse në gjykimin për vrasjen e dyfishtë të së miturës nga Shkupi dhe pensionistit Pançe Zhezhovski nga Velesi.
Josifovska përshkroi në detaje skemën e krimit, duke theksuar se të tre të akuzuarit vepruan të udhëhequr nga i akuzuari i parë, Ljupço Palevski. Sipas saj, nuk ka asnjë dilemë mbi fajësinë e tyre.
Prokuroria pretendon se edhe babai i Vanjës ka bashkëpunuar me autorët, duke ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së tij.
Procesi gjyqësor është ende në vijim, ndërsa pritet që për Palevskin të kërkohet dënimi me burgim të përjetshëm.