
Prokuroria Themelore Publike ka hapur procedurë për parregullsitë zgjedhore që në vitin 2016 dhe deri tani janë dëgjuar mbi 70 dëshmitarë. Kështu kanë thënë nga Prokuroria Themelore në një njoftim për opinionin, në të cilin kanë shtuar se ata veprojnë në mënyrë jo selektive dhe jo në lidhshmëri me veprimet e organeve tjera. Ata thonë se e udhëheqin procedurën pa publikuar të dhëna për rrjedhën e saj në mënyrë që të mos shkelet fshehtësia e garantuar me ligj.
“Prokuroria vitin e kaluar ka formuar lëndë kundër një personi- organizator i fushatës zgjedhore dhe persona tjerë, si dhe kundër një personi juridik për veprën penale “Keqpërdorim i mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore” nga nenin 165 i Kodit Penal. Veprat për të cilat është hapur procedura janë në lidhje me përdorimin e mjeteve të palejueshme për fushatë zgjedhore dhe deklarimin e të dhënave të rrejshme në raportet financiare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike
Prokuroria Themelore Publike- Shkup e njofton opinion se në momentin kur do të plotësohen kushtet ligjore, prokuroria themelore do të del me të dhëna konkrete.
Enis Murtezi /SHENJA/
Prokuroria Themelore Publike hap lëndë për… by tvshenjaofficial

