Prokurori publik përgjegjës nga Prokuroria Themelore Publike- Tetovë është duke kryer hetim në vendngjarje kur rreth orës 10:40 është vrarë kryetari i komunës Bogovinë Hazbi Idrizi.
Sipas informacioneve të para, përcjell SHENJA, i dyshuari ka parkuar makinën në afërsi të komunës Bogovinë dhe është drejtuar kah byrektorja nga ana e kundërt, ku në atë moment ka qenë i ulur kryetari i komunës.
“Pas një mosmarrëveshje të shkurt, i dyshuari ka shtënë disa plumba. Pas rastit i dyshuarit, përndryshe ish i punësuar në komunën e Bogovinës, është drejtuar në shtëpi, ku ka tentuar të vetëvritet. Kryetari i komunës me makinë është dërguar në spitalin në Tetovë ku është konstatuar vdekja, ndërsa i dyshuari për shkak seriozitetit të lëndimit është dërguar në Qendrën për urgjencë në Shkup. Prokurori publik për momentin ka lëshuar urdhër për obduksion mbi trupin e personit të vdekur, urdhër për grumbullimin e gjurmëve nga vendi i ngjarjes si dhe urdhër për ekspertizë kriminalistike dhe teknike”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Publike, përcjell SHENJA.