Rasti “Sopoti” në ditën e fundit të skadimit të afatit ka mbërritur në duart e Prokurorisë Speciale. Avokatët janë njoftuar gjatë ditës se Katica Janeva do të jetë kompetente për lëndën. Vendimi është marrë në 10 korrik, por shkresa avokatëve iu është dorëzuar sot. Në seancën e 18 shtatorit lëndën e Sopotit në Gjykatën Themelore Shkupi 1 do ta përfaqësojë Prokuroria Speciale.
Me kërkesë të Prokurorisë për ndjekjen e Veprave Penale të dala nga përgjimi i paligjshëm, në 5 korrik, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dorëzuar lëndën për rastin e Sopotit. Dhe pas shqyrtimit të lëndës më datë 10 korrik, Prokuroria mori vendimin se është kompetente për lëndën Sopoti- thanë nga Prokuroria Speciale.
Avokatët presin që Prokuroria Speciale do ta tërheq akt akuzën dhe lënda që ka mbajtur në burg me vite të tëra banorët e Sopotit të mbyllet për disa minuta.
Mendoj që në seancën e parë prokuroria Speciale do ta tërheq këtë akt akuzë pasi që më është edhe dëshmuar nga ana e përgjimeve që dolën edhe publikisht se ky rast është I montuar. Por edhe para këtij rasti ne kishin edhe komisionin parlamentar që e konstatoi se deklarata e Ramadan Bajramit është marr me ana të dhunës- deklaroi avokati Naser Raufi.
Rasti “Sopoti” daton nga viti 2003 kur në një makinë terreni në rajonin e Kumanovës, jetën e humbën dy ushtarë polak të NATO-s dhe një shtetas i Maqedonisë si pasoj e një mjeti shpërthyes. Për ngjarjen u dënuan 11 persona nga fshati Sopot. Edhe nga bisedat e përgjuara të publikuara në vitin 2015-të, u bë e qartë se aktgjykimi është miratuar pa dëshmi të forta.
Senat Zylbehari