Prokuroria Speciale Publike do të ankohet për vendimet e Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkup 1. Këtë e kanë bërë të ditur për Televizionin SHENJA nga Prokuroria Speciale. Ankesa do të dërgohet të hënën, brenda afatit ligjor prej tre ditëve nga marrja e vendimit.
Ankesa vjen pas vendimit të Gjykatës Themelore Shkup 1 për të mos vendosur masë paraburgimi për të akuzuarit nga ana e Prokurisë Speciale Publike, që janë zyrtarë të lartë të VMRO-së dhe të BDI-së. Kërkesa për paraburgim është refuzuar për Ejup Alimin dhe Ismet Gurin, Vladimir Peshevski, Elizabeta Kançeska Milevska, Dragan Pavlloviq Llatas, Djoko Popovskin e Toni Trajkovskin. /SHENJA/

