Prokuroria ka reaguar ndaj akuzave të deputetit Antonio Milloshoski se prokurori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocevski, ka pasur një konflikt interesi dhe ka bërë një gabim të madh profesional në rastin e marrëveshjes me anëtarin e Këshillit të Prokurorëve, Ixhet Memeti dhe gjyqtarin e lartë Naçe Georgiev, të cilët u akuzuan për ryshfet.
„As në këtë rast, as në asnjë rast tjetër, prokurori i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka qenë në situatë të konfliktit të interesit“, ka reaguar shkurt Prokuroria në postimin e deputetit Milososki, i cili ka bërë disa pyetje drejtuar prokurorit.
Milloshoski më parë sot publikoi se marrëveshja me Ixhht Memeti dhe Naçe Georgiev është një argument shtesë për shkarkimin e Prokurorit të Shtetit, Kocevski.
„Prokurori i Shtetit, Kocevski dhe Ixhet Memeti njihen prej vitesh, dhe gjatë hetimit për veprën penale, ata ishin kolegë, të dy ishin anëtarë të Këshillit të Prokurorëve. Dhe, pasi çdo marrëveshje për një krim të kryer në një rast të rëndësishëm për publikun kalon përmes Prokurorit të Shtetit, në këtë rast Kocevski, si koleg i Ixhet Memetit, për shkak të anësisë objektive, duhej të përjashtohej nga çështja“, ka shkruar Milloshoski në Facebook.