Prokuroria akuzon tre të punësuara në Ndërmarrjen e Transportit Publik Shkup, pasi në cilësinë e personave përgjegjës, prej dhjetorit të vitit 2018 deri në gusht të vitit 2021, kanë shpërdoruar mbi 370 mijë euro. Sipas Prokurorisë, dy prej të akuzuarave, përndryshe shitëse të biletave në qytet, kanë dorëzuar në NQP më pak para se sa mjetet e grumbulluara. Nga ana tjetër, e akuzuara e tretë, si kontabiliste në Departamentin në Sektorin për Operacione Financiare në NQP, edhe pse e ka ditur se shitëset kanë dorëzuar më pak para, ajo i ka korrigjuar të dhënat me qëllim që të mund të justifikojë dhe mbulojë paratë e papaguara nga qarkullimi ditor. Prokuroria propozoi që të akuzuarave t’u caktohen masa kujdesi, gjegjësisht paraqitje në kohë të caktuar në gjykatë dhe marrje të dokumentit të udhëtimit. /Alsat.mk
Data 24.03.2026
Aktuale
- Denion Meidani: 24 Marsi – dita kur ndërhyrja e NATO për Kosovën ndryshoi historinë
- Qeveria e RMV reagon për sjelljen në media: Profesionalizmi nuk është opsion, por obligim
- Qeveria e RMV reagon për sjelljen në media: Profesionalizmi nuk është opsion, por obligim
- Tre palestinezë të plagosur në sulmin e pushtuesve izraelitë në Bregun Perëndimor
- (VIDEO) Krerët e VLEN-it çojnë përpara procesin e bashkimit
- Mickoski dhe Milloshoski takojnë ambasadorët gjermanë në rajon
- Ahmeti nderon dëshmorët e Deçanit: kujtesë për sakrificën dhe thirrje për unitet kombëtar
- FOTO/ Shembet rruga në Rëmenj të Pogradecit, deputetja e PD: U shpërdoruan 800 mln lekë nga Bashkia, po rrezikohet jeta e banorëve! Prokuroria të hetojë


