Prokuroria Themelore Publike kërkon paraburgim për 37-vjeçarin M.M. nga Tetova, tek i cili gjatë ditës së djeshme u gjet drogë, përcjell TV21. Prokuroria ka dhënë urdhër për procedurë hetimore ndaj të njëjtit, i cili dyshohet për prodhim dhe lëshim në treg të substancave narkotike, psikotrope dhe prekursorëve.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, në kuadër të një aksioni operativ policor, janë gjetur 126,95 gramë marihuanë, e ndarë në 85 thasë me zinxhir plastike (ziper), të përgatitura dhe të destinuara për shitje të mëtejshme të paligjshme. Po ashtu, te i dyshuari, tetovari 37 vjeç, janë marrë para të gatshme në vlerë të përgjithshme prej 71.700 denarë, për të cilat dyshohet se vijnë nga shitja e paligjshme e drogës”, thonë nga Prokuroria.
