Deputeti Pavle Bogoevski ka ngritur padi penale kundër taksistit të panjohur që dyshon se e ka incizuar duket biseduar në telefon, e që ditëve të fundit u publikuar në youtube dhe rrjetin social rus VJK me mbishkrimin se Pavle Bogoevski porositë kokainë. Prokuroria ka shpjeguar se Bogoevski nuk di detaje as për kompaninë në të cilën është vozitur as e as për shoferin, prandaj edhe denoncimin e ka bërë për person të panjohur. Në mënyrë shtesë, prokuroria ia ka kërkuar Youtube – it të gjithë të dhënat mbi profilin nga i cili u publikuan bisedat e përgjuara dhe ato do të analizohen më tej.
Prokuroria i ka kërkuar policisë asistencë shtesë për të gjetur taksistin dhe për të bërë kontrolle se prej kujt është blerë drogë narkotike dhe për kë është blerë. MPB duhet të shfrytëzojë edhe instrumentet ndërkombëtare për të verifikuar edhe atë se kush qëndron pas profilit rus VJK në të cilin poashtu u publikuar biseda e Pavle Bogoevskit. Nëse mblidhen provat dhe gjenden autorët, atëherë MPB do të duhet të ngrejë kallëzim deri tek prokuroria.
Data 25.03.2026
Aktuale
- LSDM dhe BDI kritika qeverisë për çmimet dhe krizën, opozita kërkon masa për mbrojtjen e qytetarëve
- BOTA NË FOKUS | Lufta ndaj Iranit dhe sekretet bërthamore të Izraelit
- Ponari: Gëzuar Ditëlindjen President Ilir Meta, Për mua do të mbetesh gjithmonë Komandanti!
- Ndalohen gjashtë persona në Kumanovë për organizim të përleshjeve me qen
- Arrestohen 4 shtetas të Shqipërisë në Serbi! MPB e Serbisë: Shfaqën simbole të “Shqipërisë së Madhe”
- Mexhiti porosi Konstandinovskit: Nëse të pëlqen politika largohu nga Kushtetuesja!
- Cilat janë kompanitë që fituan tenderin për projektimin në Porto Romano! Filiali i kompanisë holandeze në Shqipëri, probleme me pagimin e taksave, çfarë ndodhi
- Policia shqipton 39 gjoba ndaj transportuesve publikë të udhëtarëve


