Prokuroria Publike ka nisur hetimet për rastin kur një fëmijë 7 vjecar ka ndërruar jetë në një zjarr që ka kapluar një banesë në Gostivar, transmeton Almakos.
“Gjetjet fillestare të ekipit mjekësor në vendin e ngjarjes tregojnë se fëmija ishte i lidhur me zinxhirë në këmbë gjatë kohës së zjarrit. Sipas familjes, arsyeja e lidhjes ishte se fëmija ishte agresiv. Prokuroria po ndërmerr të gjitha veprimet për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale”, thuhet në deklaratë e Prokurorisë.