Prokuroria e Maqedonisë nuk do të përfshihet në hetimet e aksidentit në autostradën e “Strumës”, por do të ndihmojnë Prokurorinë bullgare. Ndërkohë që është gjetur edhe një viktimë tjetër, duke e çuar numrin e viktimave në 45. Këtë e konfirmoi edhe prokurori Jovevski. Sot në Shkup ishin edhe prokurorë bullgarë që morën materialet gjenetike të ADN-së për të identifikuar viktimat e tragjedisë.
– Advertisements –



