Në Prokurori për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka arritur raporti i ekspertizës së telefonit të prokurores publike speciale Katica Janeva që i është konfiskuar lidhur me hetimin e rastit “Reket”, konfirmuan për MEDIAL-n nga Prokuroria.
“Ekpertiza e telefonit celular ka përfunduar. Por, me qëllim që të mos pengohet zhvillimi i mëtejshëm i hetimit, Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka mundësin që të ndajë detaje rreth përmbajtjes së raporteve nga ekspertiza e telefonit celular të prokurores publike. Telefoni i dytë celular deri në këtë moment nuk është gjetur”, thonë nga Prokuroria Publike.
Prokuroria nuk ka dijeni se ku momentalisht ndodhet prokurorja publike. Deri tani prokuroria nuk ka marrë veprimtari për thirrjen e prokurores publike, nuk ka marrë pas veprime për ndjekje dhe detektim.
“Prokuroria momentalisht nuk mund të japë informacion lidhur me numrin e personave që i janë drejtuar prokurorisë publike dhe të cilët kanë raportuar. Periudha kohore e nxjerrjes në dritë të hetimit është e shkurtër, kaluan vetëm shtatë ditë në të cilat në mënyrë të vazhdueshme paraqiten njerëz me qëllim të raportimit të shkeljeve penale”, citohet nga Prokuroria Publike.
Telefoni Janevës i ishte konfiskuar të hënën e kaluar dhe është dorëzuar në ekspertizë me qëllim që të shihet komunikimi i saj me të dyshuarin në rastin “Reket.
Shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskovska fundjavën në TV intervistë tha se ka xhirime nga të cilat dëgjohet dhe shikohet se i dyshuari Bojan Jovanovski ka biseduar me dëshmitarin biznesmen, në spikerfon ka qenë edhe një prokuror publik, por pa saktësuar se për cilin bëhet fjalë.
Katica Janeva dha dorëheqje nga funksioni të hënën e kaluar, prej kur nuk është e qasshme për opinionin. Janeva, siç informojnë nga PSP-ja, të martën ka hapur raport mjekësor.


