Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme vendosi t’i ndërpresë detyrën e prokurorit publik Mustafa Hajrullahit, ish-kreut të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, me kërkesë të tij.
Hajrullahi u pezullua pasi Prokuroria Themelore Publike në Shtip ngriti aktakuzë për pesë vepra penale “ngacmim gjatë kryerjes së detyrave” dhe një për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, bazuar në pretendimet se në periudhën nga shtatori 2023 deri në tetor 2024, përdori epërsinë hierarkike për të abuzuar dhe kërcënuar vazhdimisht psikologjikisht pesë punonjëse gra, duke i kërcënuar se do t’i “godasë me shqelma” ose “do t’i hedhë nga kati i 6-të” dhe duke u përpjekur t’i detyrojë të nënshkruajnë deklarata se janë manipuluar.


