13 April 2018 / 15:56
Një sërë vërejtjesh ka radhitur VMRO-DPMNE-ja opozitare gjatë debatit të sotëm në Komisionin për arsim dhe sport, rreth Propozim ligjit për arsim të lartë, leximi I dytë. Me këtë rast opozita parashtroi edhe 17 amendamente të cilat, sipas saj kanë për qëllim përparimin e arsimit të lartë dhe plotësimin e lëshimeve gjatë përpilimit të propozim ligjit në fjalë. Më I zëshëm ishte Ilija Dimovsi I cili kërkoi garancion që vula e institucioneve të larta arsimore të shkruhet në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, edhe nëse ato institucione janë në komuna ku mbi 20 % e popullatës janë nga bashkësi tjetër etnike.
Nuk kërkojmë asgjë, kërkojmë që në ligj të shkruhet se vula e institucioneve të larta arsimore në mënyrë të obligueshme shkruhet në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik. Nëse sistemi I lartë arsimor është me seli në komunën ku mbi 20 % e popullatës janë qytetarë që flasin gjuhë tjetër atëherë institucioni I lartë arsimor ka të drejtë ta përdor atë gjuhë dhe letër. Këtë kërkojmë, garanci që gjuha maqedonase do të përdoret – deklaroi S Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.
Ne vetëm po bëjmë copy-paste të ligjit tuaj për arsim të lartë që e keni miratuar në vitin 2008 dhe tani vet po heqni dorë nga ajo që e keni miratuar dhe formuluar në vitin 2008. copy-paste të despozitës ligjore që ka të bëj me vulat, plotësisht është e njëjte. Nuk e di pse kaq populizëm të flisni për diçka që ju vet e keni vendosur në ligj dhe ne pa kritika por vetëm kemi thënë në rregull, mir e keni formuluar dhe po e vendosi në ligj – tha ministrja e Arsimit Renata Deskovska.
Debat I nxehtë u zhvillua edhe rreth zgjedhjeve studentore, ku në këtë rast opozita vlerëson se u merret e drejta të rinjve për vetorganizim gjë që u hodh poshtë si e pavërteta nga deputetja e LSDM-së, Gjylimsere Kasapi e cila vlerëson se me ligjin e ri për arsim dhe shkencë studentët do të kenë mundësi që të organizohen në formën më demokratike, më liberale duke qenë të çliruar nga të gjitha mundësitë e ndikimeve politike dhe partiake.


