Përmirësimi i punësimit dhe rritjes së pjesëmarrjes së prindërve me
fëmijë të vegjël në tregun e punës përmes avancimit të shërbimeve alternative për përkujdesje të fëmijëve, si dhe përkujdesje e licencuar vendore e fëmijëve dhe përkujdesje në kuadër të kompanive.
Këto janë konkluzionet e projektit të BE-së “Avancim i shërbimeve alternative për përkujdesje të fëmijëve”, të implementuar nga konsorciumi i kryesuar nga VIG, në vlerë prej 1,2 milionë eurove.
Shfrytëzues kryeosr i projektit është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Këshilltari në kabinetin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale Dushan Tomshiq tha se në kuadër të projektit janë zbatuar katër hulumtime nacionale, me të cilat janë përfshirë 2.400 prindër, 200
përkujdesës potencialë të fëmijëve, 75 pushtete lokale dhe mbi 100 kompani me më shumë se 50 të punësuar.
Drejtuesi i sektorit për bashkëpunim pranë Delegacionit të BE-së Nikolla Bertolini theksoi se kjo nuk është sferë e lehtë dhe sfida është për nënat që të marrin mundësi të punojnë, por edhe fëmijët të kenë mundësi për zhvillim adekuat nga mosha e hershme.