Ka progres të vogël në komunikimin mes Parlamentit dhe organizatave civile, por duhet të punohet edhe me njërën edhe me tjetrën palë. Organizatat qeveritare, të cilat kanë njohuri nga fusha me të cilën merren, nuk dinë se si atë ta shndërrojnë në propozim ligj konkret, ndërsa deputetët nuk kanë shumë dëshirë të jenë të hapur për opinionin.
Nga Fondacioni për Demokraci në Uestminster, i cili dy vitet e kaluara e zbatoi projektin “Qytetarët në Parlament” thonë se problemi është edhe te organizatat qytetare dhe te deputetët.
“Nga njëra anë janë organizatat qeveritare ku shihet se edhe pse ata janë njohës të temës dhe janë të preokupuar me problemin të cilin e përfaqësojnë, përsëri, nuk dinë se si atë ta hedhin në propozim ligj konkret dhe atë në mënyrë efektive ta komentojnë me deputetët. Nga ana tjetër janë deputetët me të cilët duhet të punohet në vendosjen e praktikave dhe duke parë përfitimin e shfrytëzimit të ekspertizës së OJQ-ve për krijimin e zgjidhjeve ligjore”, deklaroi Ivana Petkuqeska nga Fondacioni për demokraci të Uestminsterit.
Sipas Gordan Georgievit, ish deputet dhe ekspert në projektin, progresi në komunikimin mes Parlamentit dhe organizatave civile është modest sepse Parlamenti ka strukturë konservative dhe deputetët nuk kanë dëshirë të madhe të jenë të hapur ndaj opinionit, por me kalimin e kohës do të rritet interesi i qytetarëve që të përfshihen në punën e Parlamentit, ndërsa deputetët do të kenë
fidbek pozitiv.
Deputeti aktual Pavle Bogoevski, i cili vjen nga sektori joqeveritar, vlerëson se problemi është në komunikimin mes organizatave qeveritare dhe deputetëve.
“Rruga nga iniciativa qytetare në tekst konkret ligjor nuk është as i shpejtë, as i thjeshtë, as nuk mund të bëhet brenda natës. Organizatat joqeveritare do ta bëjnë propozimin e tyre dhe hulumtimet e nevojshme, por në fund të ditës përsëri duhet t’i bindin deputetët se propozimi i tyre është ai që duhet të vendoset në tekstin ligjor”,tha Bogoevski.
Nga Fondacioni për Demokraci të Uestminsterit thonë se ka mekanizma për pjesëmarrje të sektorit joqeveritar në Parlament dhe se tani ekziston moment pozitiv i cili duhet të shfrytëzohet që të përmirësohen këto mekanizma.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Hungaria refuzon të ndalë blerjen e naftës ruse pavarësisht kërkesës së Trump-it ndaj NATO-s
- Autobusët e NTP “Shkup” po qarkullojnë pa ndërprerje, dje morën karburant për dy ditë
- Materialet e votimit do të kushtojnë 800.000 euro, KSHZ ka dhjetë milionë euro në dispozicion
- Mucunski: Dialogu strategjik me SHBA-në parashikon një sërë masash për avancimin e marrëdhënieve reciproke
- Kërcënonte 23-vjeçaren duke i hapur llogari false për t’i dhënë para, në pranga autori! Çfarë gjeti policia në telefonin e tij
- Manaj gati të blejë klubin shqiptar të futbollit
- Digjet një shtëpi në Shkup
- U kap nga karabinierët me kokainë, flet 22-vjeçari shqiptar: Jam turist, e kisha për përdorim personal