Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Çairit, Bujar Osmanit, sot ka njoftuar se këshilltar i tij për arsim do të jetë profesori i mirënjohur i historisë, Naser Miftari.
Osmani ka shkruar se profesor Miftari është personalitet, i cili mishëron përkushtimin akademik dhe humanizmin qytetar.
Postimi i plotë i Bujar Osmanit:
Naser Miftari, profesori i shquar dhe i mirënjohur i historisë do të jetë këshilltar i imi për arsim. Profesori është personalitet, i cili mishëron përkushtimin akademik dhe humanizmin qytetar. Përvoja dhe dija e tij do jenë dritë në programin tim për arsimin.
Me mbi tri dekada përvojë në arsim dhe aktivizëm qytetar, profesor Miftari është: hulumtues shkencor, autor dhe bashkautor librash, trajner e facilitator, bashkëpunëtor i dhjetëra projekteve, si dhe pjesëmarrës aktiv në konferenca vendore e ndërkombëtare me karakter edukativ e humanitar.
Për kontributin e tij është nderuar me çmime e tituj prestigjioz, mes tyre:
🏅 “Punëtor i Vitit në Arsim, 2022”
🏅 “Mirënjohje për Kontribut Profesional në Arsim” , MASh
🏅 “5 Tetori – Dita Botërore e Mësuesit”, MASh
🏅 “Ambasador i Paqes”
dhe shumë të tjera.