Në Parlament sot është ndarë çmimi “Goce Dellcev” për vitin 2018 për arritje të rëndësishme në interesin e Republikës së Maqedonisë në sferën e shkencës, transmeton Almakos.
Dekoratë mori Sllavco Kovilovski për librin “Prilepi dhe rrethina e saj në shekullint XIX ( proceset kulturoro-historike)” e botuar në vitin 2017, dr.Enis Rafet Jakupi për librin “Konstrukcionet arkitektonike” të botuar në vitin 2017 dhe dr.Donco Donev për librin “ 15 doajenët maqedonas të Fakultetit të Mjekësisë” të botuar në vitin 2017.
Kryetari i Bordit për ndarjen e çmimit, akademik Vlado Kambovski theksoi se kjo dekoratë është e vogël por ka rëndësi të madhe në nxitjen dhe përkrahjen e vetëdijes së rëndësisë së krijimtarisë shkencore.
Çmimi “Goce Dellcev” është çmimi më i lartë shkencor i Republikës së Maqedonisë për vepra shkencore të botuara në vitin paraprak./Almakos/