Profesori univerzitar, Ali Pajaziti në rrjetin social facebook ka falënderuar Zotin për sukseset të cilat i kanë arritur studentët e tij, si pjesë e akademisë globale në universitetet ndërkombëtare.
“Faleminderit Zot!
Studentë të shkencave politike, UEJL, pjesë e akademisë globale!
ETH Zurich (Shkodran), Canyon University (Dukagjin), Dublin City University (Liridona), University of Ljubljana (Ideal).
KUR SUKSESIN E STUDENTIT E NDJEN SI SUKSES TËNDIN! Urime Liridona Veliu, bursën për DOKTORATË NË DUBLIN!
E përmendur në kolumnën e sodit, ish-studentja jonë Liridona Veliu, aktualisht po bën masterin e dytë në Universitetin e Innsbruckut.
“Me kete propozim jam shperblyer me burse studimi per PhD ne Irlande, Dublin (Dublin City University). Ne fund te ketij muaji ia filloj punes.”, ka shkruar Ali Pajaziti./Almakos.