Shtetet e mëdha si Anglia dhe Spanja kanë përdorur tërë arsenalin intelektual, politik dhe shtetëror, që në vendet si Irlanda e Veriut dhe Katalonja të ndikojnë në njëmendësinë e popullatave vendase, se e ardhmja e tyre është në kuadër të këtyre shteteve, duke krijuar ndër shekuj një polarizim të dukshëm politik e shoqëror në popullatën vendase të të dyja vendeve të lartpërmendura, sa tani ato ndodhen në një pat-situatë: gjysma e popullsisë mëton mëvetësimin, gjysma parapëlqen jetesën në kufijtë politikë të Anglisë, respektivisht Spanjës, edhe pse si Irlanda e Veriut ashtu edhe Katalonja gëzojnë autonomi të plotë në hierarkinë shoqërore dhe institucionale. Kjo lloj politike, siç duket, së fundmi imponohet edhe në Maqedoni, synimi i së cilës është që ne shqiptarët, pas shumë përpjekjeve për arritjen e të drejtave tona, të ngjizemi në një format politik, i cili në të ardhmen do të mund ta sheshojë edhe korpusin tonë kombëtar. Dhe unë, publikisht, i them jo kësaj, sepse fillimisht duhet të arrihet barabartësia, pastaj mund të bashkëpunojmë në të gjitha sferat me maqedonasit, turqit, bullgarët dhe gjithë të tjerët. #VotoShqipVotoMeMend /Gjyla Çeliku
Data 22.08.2026
Aktuale
- Gjithçka ndodhi në vetëm 6 minuta! Vrasja e turistit portugez, kamerat e sigurisë filmuan ngjarjen! Çfarë ndodhi te “Principotes”, në Ksamil
- Iute ankohet se publikimi i skandaleve nga media mund t’i largojë klientët
- Polonia: “Katastrofa humanitare” në Gaza po minon mbështetjen edhe në vendet “pro-Izraelit”
- Nuk përmbahet Egli Tako, shfaqet ‘hot’ e veshur krejt zi
- Dikur kërkonte largimin e qeverisë së Berishës, sot refuzon dorëheqjen – Metamorfoza e Ramës nga opozita në pushtet (VIDEO)
- (VIDEO) Edhe një rast i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej pesë viktima deri tani
- (VIDEO) Edhe një rast i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej pesë viktima deri tani
- (VIDEO) VLEN: Rikthehet “shporta shkollore” me zbritje deri në 15%


