Kriza aktuale e Real Madridit nuk lidhet me trajnerin Xabi Alonso, por me menaxhimin e klubit nga Florentino Perez.
Kështu raporton portali spanjoll Fichajes.net, duke theksuar se problemet e “Los Blancos” janë strukturore dhe institucionale.
Eliminimi nga Copa del Rey dhe vështirësitë në Ligën e Kampionëve kanë nxjerrë në pah planifikimin e dobët të skuadrës, mungesën e ekuilibrit dhe konfuzionin taktik.
Gjithmonë sipas portalit spanjoll, grumbullimi i emrave të mëdhenj pa harmoni në lojë ka sjellë humbjen e identitetit të Real Madridit.


