Me 25.01.2019 rreth orës 15.25 është lajmëruar në polici se në rrugën “Revolucionarët maqedonas” në Probishtip në shtëpinë personale është gjetur i vdekur M.T.(52), transmeton Almakos.
Sipas njohurive fillestare, vdekja është shkaktuar si pasojë e helmimit nga një bombolë gazi. I vdekuri M.T. është gjetur nga vëllai i tij B.T.(55), i cili kur është futur në hapësirë njashtu e ka humbur vetëdijen, ku me ndihmën e familjarëve tjerë është dërguar në Qendrën Mjekësore në Shtip ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dërguar për obduksion.

