Sektori për Punë të Brendshme (SPB) njofton se më 13.10.2025 në ora 17:40, në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, punonjësit e policisë nga Njësiti Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria personin S.T.(69) nga Gostivari.
“Paraprakisht, ai kishte marrë pjesë në një aksident komunikacioni me automjetin e tij të pasagjerëve “Nissan” me targa të Gostivarit dhe gjatë marrjes së masave në lidhje me aksidentin, është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.94 promil alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.