Këshilli komunal i Strugës pritet që sot të shkarkoj kryetarin e saj Abdulla Qazimovskin, i cili në këtë pozicion erdhi si përfaqësues i LR-PDSH të Ziadin Selës.
Seanca pritet të filloj në çdo moment ndërsa arsyet se përse Qazimovski do të shkarkohet ende nuk janë të njohura.
Abdulla Qazimovski i cili është prej fshatit Llabunishtë ka prishur raportet me ish kryetarin e komunës së Strugës Ziadin Sela prej shumë kohësh.
Burim të SHENJËS thonë se njëra prej arsyet se përse shkarkohet Qazimovski është edhe mosmarrëveshjet për deponinë e Stugës, e cila ditëve të fundit ka shkaktuar ndotje të madhe të qytetit dhe vendbanimeve përreth Strugës.
Tv SHENJA do ta ndjek nga afër edhe seancën e cila pritet të filloj në çdo moment, ndërsa në orën 14:00 do të ketë seancë tjetër ku pika e rendit të ditës do të jetë deponia e qytetit të Strugës.

