Pas një procesi të gjatë në nëndegët e Bashkimit Demokratik për Integrim, dega në Likovë, delegatët dhe kryetarët e nëndegëve propozuan dy kandidat të mundshëm për kryetar të degës, njofton Realiteti.
Në njërën anë si kandidat të mundshëm për kryatar të ardhshë është propozuar Mirsad Ibraimi, njëherit stomatolog në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë që u propozua nga nëndega e fshatit Likovë dhe në anën tjetër Lirim Jashari, politikolog njëherit edhe nipi i Ismet Jasharit, Komandant Kumanovës, propozim që erdhi nga nëndega e fshatit Orizare.
Siç është njoftuar, mbajtja e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të kësajë dege pritet të mbahet gjatë kësajë jave.