Marrëveshja mes BDI-së dhe PDSH-së në nivel lokal si duket është prishur. Vonesat e shumta në zgjedhjen e kryetarit të këshillit dhe mohimet nga ana e Teuta Arifit se i njëjti sërish do jetë nga radhët e PDSH-së, si duket flasin për prishje të kësaj marrëveshjeje.
Sipas informatave deri tek të cilat ka arritur portali Tetova 1, kryetari i këshillit të komunës së Tetovës si duket sërish do i takoj Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa përfliten disa emra, që edhe më parë ishin të njohur për opinionin.
Me këtë, si duket mbështetja që i kanë dhënë Teuta Arifit këshilltarët e BESA-s dhe të Aleancës për Shqiptarët, e kanë bërë atë që të mendoj për kryetar të këshillit nga radhët e partisë së saj. Mbështetjen e parezervë në të mirë të qytetit, e kanë konfirmuar për portalin tonë edhe këshilltarët e Aleancës por edhe të Lëvizjes BESA, por, edhe përkundër kësaaj mbështetjeje për tejkalimin e kësaj krize në këshillin e komunës, të lartëpërmendurit thonë se asnjëherë nuk janë thirr në mbledhje koordinuese tek e para e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Mbledhja e radhës e këshillit komunal, pritet të mbahet të enjten ose të premten, kur edhe pritet që të bëhet përzgjedhja e kryetarit të këshillit komunal. Në rast të dështimit të zgjedhjes së kreut të këshillit, Tetovarët do duhet të votojnë edhe një herë për këshilltarë të këshillit komunal të komunës së Tetovës./Tetova1/