Nëse Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar në realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit, BE dhe NATO, si dhe në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore me të gjitha shtetet, analisti Petar Arsovski, por edhe profesori Universitar, Ylber Sela, janë optimist ndaj aspiratave euroatlantike të Maqedonisë dhe se qeveria do të duhet t’u japë prioritet reformave, të cilat do të mundësojnë përparimin të Maqedonisë, në atë rrugë. Dhe se reformat që Qeveria i planifikon që t’i zbatojë, ka vullnetin dhe përkushtimin të cilën e demonstrojnë ndaj programit për reforma, ku edhe është fillim i ri për lëvizje përpara, pasi që tregojnë përkushtim dhe siguri se reformat janë të patjetërsueshme dhe do të ndodhin.
“Qevereria e Maqedonisë, ka marrë përsipër që të kryejë reformat, që nuk janë bërë disa vite me radhë, në aspekt të procesit euro integrues dhe kjo po shihet që vullneti ekziston në kabinetin qeveritar dhe besojmë që me ndihmën e sidomos të faktorit ndërkombëtar, SHBA-së dhe shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian dhe me ndihmën e qytetarëve besoj se ky qëllim i kahmotshëm, çështje jetike në interes të gjithë qytetarëve të Maqedonisë nxit që të realizohet dhe pas marrveshes me fqiun tonë Bullgarisë, besoj që në fillim të pranverës do të kemi rezultate konkrete edhe për çështjen e kahmotshme, e cila e bllokon procesin euro-atlantik, siç është, zgjidha e çështjes së emrit, bësoj që edhe në këtë drejtim, në pranverë, do të kemi rezultate konkrete dhe shpresoj që nuk do të ndihmojë as edhe ndihma financiare e vendeve të Bashkësisë Evropiane, sepse ne e dijmë që kapacitet financiare të Maqedonisë janë të vogla, por me ndihmën e faktorit ndërkombëtar edhe në aspetin financiar, qëllimi i gjithë qytetarëve të Maqedonisë, do të arrihet”, tha profesori Ylber Sela, nga Fakulteti i Shkencave Politike, për Almakos.
Ndërsa, sipas analistit politik Petar Arsovski, duhet të zgjidhen ngërçet që edhe janë disa vite me rradhë në Maqedoni dhe se pritet që drejtuesit e këtushëm politikë të merren me problemet e brendshme dhe rrugën euroatlantike.
“Maqedonia nuk mund të qëndrojë në dy kahe, duhet të del nga ai ngërç, dhe duhet të kapet ose në UE dhe NATO ose të bëjë një inkreditim nga ana e saj dhe Rusija, sepse tensionet do të jenë të vazhdueshme. Ajo duhet të gjejë një shteg për rrugën euro atlantike, ku në të ardhmen pritet që të fokusohet në atë rrugë, që të mund të del atje”, tha analisti politik Petar Arsovski, për Almakos.
Sipas organeve qeveritare thuhet se Maqedonia, punon në rrugën e euroatlantike dhe se për problemet e brendshme, për të rrit standardin e jetës të qytetarëve, në fusha të ndryshme, punohet dhe do të ndërmerren reforma, për rregullimin e shtetit dhe vetë jetës së qytetarëve, të Maqedonisë.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar në realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit, BE dhe NATO, si dhe në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore me të gjitha shtetet, mes të cilave edhe me Federatën ruse në nivel parimor demokratik.
Jemi të përqëndruar të sigurojmë standard të mirë për jetë për qytetarët, më shumë vende të punës, rroga më të mëdha, zvogëlim të harxhimeve për jetë, Maqedonia është vend bujqësor, me këtë edhe për zhvillim bujqësor të shtetit dhe në këtë drejtim është e interesuar që të thellohen marrëdhëniet me Federatën ruse, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
Delvina Kërluku
Almakos.com