Eksperti gjerman, ish-drejtor i Drejtorisë për zgjerimin e BEsë, Rajnhard Pribe, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani kanë marrë pjesë në një mëngjes pune, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Ashtu siç ka informuar paraprakisht Komisari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han, Pribe vjen në Maqedoni që ta ndihmojë Qeverinë për zbatimin e reformave prioritare. Han informoi gjithashtu se Pribe do të shoqërohet edhe nga ekspertë të tjerë, të cilët do të përfshihen në ekipin për zbatimin e reformave në gjyqësor, punën e Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, mediat dhe institucionet. /SHENJA/

