Presidentja Gordana Siljanovska Davkova tha se ende është e shokuar nga tragjedia në Koçan, nga zjarri që shpërtheu në diskotekë, përcjell TV21.
“Të gjithë jemi në shok! Edhe unë jam e shokuar! Si nënë, si njeri, si presidente. Ende nuk mundem të besoj që tragjedia e tmerrshme në Koçan është realitet. Nuk di me cilat fjalë t’u shpreh ngushëllime prindërve dhe më të afërmve të viktimave. Dhimbja juaj është edhe e imja”, tha Siljanovska.
Presidentja tha se këtë herë, përgjegjësit nuk guxojnë t’i ikin përgjegjësisë.
“Të bashkohemi në dhimbje, të vetëdijshëm se vdekja dhe sëmundja njëjtë na prekin të gjithëve, pa dallim të përkatësisë. Nuk është koha për ndarje dhe konfrontime, sidomos kur janë në pyetje njerëz të rinj, jeta e të cilëve për një moment u shua, për shkak të arbitraritetit, improvizimit dhe manipulimit. Pa standarde dhe rregulla, nuk guxon të funksionojë asnjë veprimtari dhe aktivitet, asnjë përgjegjës këtë herë nuk guxon t’i ikë drejtësisë dhe dënimit”, tha presidentja./tv21.tv