Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do ta takohet me ambasadoren e Maqedonisë, Vera Jovanovska Tipko. Takimi i Vuçiqit palnifikohet të mbahet në orën 11:00.
Ndërkohë, sipas MPJ-së serbe, ambasadorja serbe në Shkup Dushanka Divjak Tomiq kthehet në Shkup më 31 gusht. Pritet ajo të kërkojë takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev më 1 shtator.
MPJ-ja serbe informoi edhe se ministrat e punëve të jashtme të të dy vendeve, Ivica Daçiq dhe Nikolla Dimitrov, nesër do të kenë takim në Nish, ku “me rrugë të dialogut do të fillojnë zgjidhjen e çështjeve të hapura me qëllim të avancimit të marrëdhënieve miqësore mes dy shteteve dhe dy popujve”.

