Alsat 2019-09-04T18:31:58+02:00
Presidenti Stevo Pendarovski ka konstituuar Këshillin për siguri kombëtare. Mbledhja e parë konstituive e Këshillit ka filluar në orën 17:00, ndërsa anëtar të këtij këshilli janë kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, si dhe drejtorët e organeve shtetërore të sigurisë. Pjesë e Këshillit janë dhe Trajan Gocrvski, Veton Latifi dhe Nenad Markoviq./Alsat
Loading…



